I fundit! Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, del nga qelia Durim Bami! Muhamet Rrumbullaku: S’është lirim, por…

by editor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janw arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Dervishaj dhe Meçaj kërkoheshin nga autoritetet shqiptare për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Advertisements

Rrumbullaku tha se është bërë ekzekutimi i vendimeve ndaj Dervishajt dhe Meçajt dhe ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.

Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ky lloj bashkëpunimi është kontribut i mundit, djersës dhe gjakut, të këtyre djemve dhe vajzave të policisë, por dhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për këtë operacion të fshehtë. Është bërë ekzekutimi i vendimeve ndaj Dervishajt dhe Meçajt dhe ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme”, tha Rrumbullaku

Advertisements

Në lidhje me lirimin nga qelia të Durim Bamit, drejtori i Policisë tha se nuk është liruar por është ndryshuar masa e sigurisë.

Sipas tij, Bamit i ka mbaruar afati i qëndrimit në paraburgim, ndaj edhe autoritetet kanë caktuar që ai të lihet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore.

Advertisements

“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, deklaroi ai

You may also like