Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet këtë të enjte, ku bëhet me dije se një 68-vjeçare teksa ka qenë duke pastruar dritaret e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.