Një sherr mes disa adoleshentëve pranë “Kullës së Qëndresës” në qendër të qytetit të Kukësit, ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 15-vjeçari.
Advertisements
Pamjet nga vendngjarja janë tronditëse, pasi sheshet rreth kullës janë mbuluar nga pellgje gjaku.
Advertisements
Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka mundur të kryejë ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale për shkak të mungesës së stafit mjekësor të specializuar.
Pas dhënies së ndihmës së parë, urgjenca e spitalit e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Prizrenit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisements