Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e së hënës në Laç, ku një automjet i drejtuar nga një 24-vjeçar përplasi këmbësoren, shtetasen M.GJ, 72 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 72- vjeçarja ka humbur jetën.
Advertisements
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, Samuel Kasmi, për veprime të mëtejshme procedurale.
Advertisements
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në Laç, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. Gj., 72 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, 24-vjeçarin, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.