Super leku fundos Euron/ Monedha europiane prek nivelet më të ulëta, ja me sa u këmbye sot

by editor

Kjo e hënë e gjen euron më të dobët se kurrë përballë lekut. Monedha europiane ka prekur nivelet më të ulëta të shënuara ndonjëherë.

Advertisements

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer sot me 99.72 lekë, me një rënie prej 0.09 pikë në krahasim me fundjavën e shkuar.

Advertisements

Edhe dollari amerikan humbi pikë përkundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar, një dollar u këmbye sot në vend me 90.33 lekë, rreth 0.51 lekë më pak se të premten.

Advertisements

Ndërkohë, paundi britanik u këmbye sot me 117.05 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.46 lekë, ose 0.12 lekë më pak se të premten.

Zhvlerësimi i euros ka ndikim negativ tek eksportuesit që kostot i kanë në lekë dhe fitimet në euro. Po ashtu dëmton edhe qytetarët që i kanë kursimet në euro, pasi zhvlerësohen kundrejt lekut. Të dëmtuar janë edhe ata qytetar që i kanë të ardhurat në euro, por edhe vetë buxheti i shtetit humb nga ky zhvlerësim sepse gjeneron më pak të ardhura nga doganat.

You may also like