Plagosja me armë zjarri në Tiranë, reagon policia dhe zbardh detajet

by editor

Loren Kosta është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të hënë (19 gusht), në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Advertisements

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisements

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

You may also like