Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sherrin në Pejë. Ai sot ka postuar dy shkrime të gjata, mesazh për prindërit të cilëve u kërkon falje për situatën në të cilën ndodhet dhe personat të cilëve u ka besuar e i ka futur në shtëpi si miq, ndërsa këta të fundit i kanë sharë mbas shpine.
Advertisements
“Jetove si kral pa të hy therra në këmbë. Kalove mijëra sfida në jetë dhe prap ja ku je. Dosja Xhungell. Ghost Daddy. Mbylle hasmëri, kudo nga jugu në veri ndihmove. Dhe sot ata që shkelin mbi emrin tënd dhe të ofendojnë ty sepse je babai im. A e din pse? Sepse ata s’patën kurrë një baba sic e kam unë dhe njerëzit ziliqarë, janë njerëzit më të poshtër në planet. Por të premtoj se vetë zoti i madh ka me i vënë në dorë sepse s’janë burra. Po janë… dhe nuk jam brezi jot po është koha e gabume dhe brezi më i dhjerë i shqiptarëve”, shkruan ai.
Advertisements
“Ndërsa për ty nëna ime të kërkoj 100 herë falje, 1000 herë më fal që ti u përkujdese për ta si për mua, më fal që u lave brekët me mut shokëve të mi, më fal që edhe gatove bukë për ta, i hekurose. Saherë mërzitesha prej tyre që të shanin në mënyrën më c’njerëzore me thoje, u kam lënë allahun djali jem, ai e di më së miri.
I bëj apel të gjithëve TikTok-erave Instagram-sa a ca jeni ju: në qofshi burra e keni dalë në këtë jetë prej një femre mos prekni në familje por në qofshi burra merruni personalisht me atë njeri. Cfarë faji ka familja. Zoti ja u bekoftë familjen të gjithëve”, shkruan ai.