Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia e kamarierit: Fillimisht u konfliktuan, më pas vëllezërit…

by editor

Zbardhet dëshmia e kamarierit të hotel “Holiday’ në plazhin e Velipojës i cili në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme mes dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku dhe Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës mbeti i plagosur

“Fillimisht persanat janë konfliktuar me sende të forta dhe më pas dy vëllezërit Frroku kanë marrë armën e kanë qëlluar në drejtim të Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Ai ka pohuar se ka pasur konflikt në datën 28 qershor ku ka qenë i përfshirë Ersild Ishmi. Ky i fundit kanosi me armë kuzhinierin e hotelit’ ka thënë Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër.

Advertisements

Ai është plagosur gjatë konfliktit. E ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 21:00 rreth orës 23:20, ai është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës. Ai është dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri.

You may also like