Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për një emision televiziv u shpreh se është bërë modë në Shqipëri që problemet të zgjidhen me dhunë e vrasje.
Advertisements
Softa: 6 të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i këtij 24 orëshi të muajit gusht.
Advertisements
Janë ngjarje të cilat ngjasojnë por edhe kanë diferenca me njëra tjetrën, ku bazë ato kanë konfliktet apo problemet e tjera sociale.
Nuk mungojnë përsëri armët në popullatë, sa herë që ka konflikte edhe zgjidhjen e tyre e gjejnë tek dhuna apo e përdorin tek vrasja.
Advertisements
Nuk kemi as komunikime dhe as ndërmjetësime për ti zgjidhur dhe për ti sheshuar sepse jeta vlen.
Janë disa zona që fatkeqësisht dhuna ka filluar të jetë dominante dhe është gjetur rruga e zgjidhjes tek dhuna.
Sepse mesa duket format e tjera të komunikimit institucional nëpërmjet policisë apo duke iu kërkuar shërbimeve të drejtësisë nuk kanë funksionuar.
Dhe po kthehet në trendi apo po kthehet në modë që zgjidhja e problemeve të bëhet se kush është më i fortë, kush ka më shumë para.