Stuhia ‘rrëmben’ velierën ‘Bayesian’ në bregun e Siçilisë, zhduket presidenti i ‘Morgan’

by editor

Teksa kërkimet për gjetjen e 7 trupave të zhdukur në bregdetin e Porticello pranë Siçilisë po vazhdojnë prej ditës së djeshme (19 Gusht), pas tragjedisë që shkaktoi cikloni duke mbytur velierën me 22 persona në bord, dalin edhe pamjet e para të momentit fatal.

Këto janë pamjet e anijes me vela “Bayesian”, me flamur anglez dhe me emra të njohur të botës së biznesit në bord, të marra nga kamerat e vëzhgimit të një shtëpie në Porticello. Varka, e cila lëkundet pak milje nga bregu, është gëlltitur nga stuhia e fuqishme e Mesdheut.

Advertisements

Edhe pse video është vështirësisht e dallueshme për shkak të natës dhe kohës, dallohet me kujdes në largësi në mes të detit një dritë e direkut të velierës 56 metra të gjatë që lëkundet, lëviz dhe më pas zhduket.

Një sekuencë që zgjat 1 minutë dhe 13 sekonda dhe që publikohet nga “La Repubblica”. Ngjarja pati 15 të mbijetuar, mes tyre edhe një foshnjë njëvjeçare, teksa kuzhinierja dhe 6 të tjerë janë përpirë bashkë me barkën.

Advertisements

Trupat e të zhdukurve mund të jenë bllokuar brenda varkës. Midis tyre janë manjati britanik dhe pronari i jahteve Mike Lynch, vajza e tij 18-vjeçare Hannah, presidenti i “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, me gruan e tij Anne Elisabeth dhe avokati i Lynch, Chris Morvillo, me gruan e tij Nada. 15 personat e tjerë që ishin në bord, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u shpëtuan menjëherë pas fundosjes.

Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës dhe barka ndodhej pak më larg se çfarë duhej nga bregu, pa mundësi shpëtimi në kohë nga roja bregdetare apo mjetet e tjera më të fuqishme. Pra u ndodh në vendin dhe kohën e gabuar. Ishte një tjetër varkë që shpëtoi të mbijetuarit momente më pas dhe që ndodhej afër, teksa e përballoi stuhinë.

Advertisements

You may also like