Pas një incidenti të rëndë në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një individ qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore të Shkodrës, forcat speciale janë angazhuar në kërkimin e autorit.
Advertisements
Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në këtë zonë malore.
Advertisements
Sipas informacioneve të fundit, personi i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri kundër forcave të policisë që ishin në operacion për të asgjësuar parcelat e drogës. Megjithatë, fatmirësisht nuk raportohet për efektivë të plagosur nga incidenti.
Pas ngjarjes, janë mobilizuar forcat speciale të RENEA-s dhe FNSH-së për të kryer kërkime intensive në terrenin malor. Po ashtu, janë angazhuar dhe forca të tjera të Policisë së Shkodrës në përpjekje për të lokalizuar dhe kapur autorin e këtij sulmi.
Për të ndihmuar në operacionin e kërkimit, është angazhuar një helikopter i Policisë për të monitoruar dhe ndihmuar në kërkimet në zonat malore, të cilat janë të vështira për t’u aksesuar nga toka.