Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se ka mungesë totale informacioni për mbetjet toksike të nisura nga Porti i Durrësit.
Advertisements
Në një lidhje për Euronews Albania, Shehaj tha se ngarkesa e plehrave toksike duhet të jetë tepër e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, përderisa sipas tij nuk i pranon asnjë vend në botë.
Advertisements
Ai tha se ekziston mundësia që këto plehra të qëndrojnë në vendin tonë dhe shtoi se në Shqipëri mund të kenë ardhur të tjera ngarkesa me mbetje toksike.
“Nuk dimë nga kanë ardhur këto mbetje, ka thashetheme, por nuk ka asnjë qëndrim zyrtar. Kanë përmendur Kurumin, që gjoja janë të Kurumit, por Kurum nuk e ka pranuar këtë gjë. Nuk dimë nga vijnë, nuk dimë nëse janë mbetje të prodhuara në Shqipëri, apo janë mbetje që janë importuar në mënyrë ilegale, ashtu si në fakt po trafikoheshin edhe mbetjet në dalje.
Advertisements
Edhe nuk dimë se ku do shkojnë këto mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin publik. Nuk kemi informacion. Qeveria ka mbi një javë që ka kyçur gojën dhe nuk sqaron qytetarët. Askush nuk i ndalon këto mbetje, por një organizatë ndërkombëtare në SHBA ngre alarmin dhe bëhet lajm botëror.
Në Shqipëri trafikohen 800 ton mbetje toksike dhe askush nuk i sheh. Është e qartë që janë të gjitha institucionet të përfshira në këtë skandal. Gjëja më e rëndësishme është pikërisht që do rikthehen në Shqipëri dhe nuk dihet ku do shkojnë.
Janë 800 ton mbetje që kanë alarmuar botën. Nëse këto vende nuk i pranojnë, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me mbetje shumë të rrezikshme. Nuk e dimë sa ngarkesa të tjera mund të kenë ardhur në Shqipëri”, tha Shehaj.