U “fërkuan” mjetet, plas grushti mes dy shoferëve në Tiranë, njëri prej tyre përfundon në spital

by editor

“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B.

Advertisements

Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

You may also like