Ipsuiç-Broja, dita e së vërtetës! Trajneri i klubit anglez: Asgjë e konfirmuar, transferimi është ende larg

by editor

Ipsuiç-Broja, ende asgjë e përfunduar. Kjo pas fjalëve në konferencën për shtyp të vetë teknikut të Ipsuiçit, Mek Kena i cili dy ditë përpara sfidës ndaj Mançester Sitit në kampionat u ndal të fliste edhe për merkaton, aty ku tema më e nxehtë ishte pikërisht. sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Advertisements

“Ka ende disa role ku mendojmë se duam të shtojmë diçka, sulmi është një prej tyre. Me nivelin e kampionatit dhe mënyra se si operojmë, ne kemi nevojë për shumë lojtarë. Ne duam të jemi vërtet të fortë në ato reparte dhe të kemi alternativa të mira. Ne duam të shtojmë cilësi të ndryshme që do të na ndihmojnë të kemi sukses në “Premier League”. Broja? “Asgjë nuk është e konfirmuar ende, për sa kohë konfirmimi nuk vjen, mendoj që transferimi është ende larg. Në këtë mënyrë nuk ka asnjë motiv për të folur rreth kësaj çështje”, theksoi tekniku i skuadrës angleze.

Advertisements

SITUATA Mbrëmjen e së mërkurës, bëri bujë lajmi se Çelsi ka gjetur akordin me klubin e sapongjitur në Premier Ligë, Ipsuiçin për huazimin me të drejtë blerje të Armando Brojës. Fillimisht sulmuesi do të luajë një sezon me Ipsuiçin dhe klauzola do të ishte nëse këta të fundit qëndrojnë në kategori, janë të detyruar të blenë kartonin e 22-vjeçarit për 30 milionë euro. Kur dukej gjithçka e mbyllur, dje u përfol se Broja ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar me sukses ato, por zyrtarizimi i pritur nuk erdhi.

Këtu lindën edhe dyshime e para, ndërsa deklarata e trajnerit të Ipsuiçit, i shtoi edhe më shumë këto dyshime se transferimi ka ngecur dhe palët nuk po bihen dakord për detajet e fundit. Edhe një postim në “X” i gazetarit Stjuart Uatson i cili publikoi i pari lajmin se Broja do të shkojë te Ipsuiçi, ishte: “Ipsuiçi po mundohet të firmosë me sulmuesin e Çelsit Armando Broja dhe uingerin e Sandërlendit Xhek Klark”, shkrua gazetari i cili merr edhe shumë komente të tipit: “Po mundohet? Sikur u mbyll”, apo “ende nuk ka firmosur Broja”. Ndërkohë sot pritet të jetë edhe dita e së vërtetës për të ardhmen e Armando Brojës dhe zyrtarizmit te Ipsuiçi në formë huazimi me të drejtën e blerjes me kusht.

Advertisements

You may also like