Aksident në Lushnjë, adoleshenti përplas me motomjet 6-vjeçaren

by editor

Një 17-vjeçar i cili ka qenë duke lëvizur me një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një 6-vjeçare në fshatin Bubullimë në Lushnjë.

Advertisements

Si paojë, e mitura ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur, 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vijon…

You may also like