Plagosi inxhinierin e ERE, del në gjykatë efektivi Erjon Goxhara! Kush e bindi të vetëdorëzohet dhe akuzat! Detajet e fundit

by editor

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë për efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili plagosi me armë 45-vjeçarin në Tiranë

Advertisements

Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat e kapën në këmbë e një në bark. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Advertisements

Pasi e plagosi ai e filmoi dhe më pas u largua. Erion Goxhara u vetëdorëzua në drejtorinë e kryeqytetit mbrëmjen e 21 gushtit, ku u shpreh se nuk kishte për qëllim të vriste 45-vjeçarin, Lorenc Kostën.

“Isha tek Komuna e Parisit me vajzën dhe ishim ulur në një sufllaqe. Para tavolinës tonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Ai kaloi dy herë para tavolinës sime dhe më ngacmonte gjithmonë që të përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna.

Advertisements

Të hënën nuk durova më dhe e qëllova. Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer ku edhe kam qëlluar ndaj tij.

Nuk kam dashur ta vras dhe prandaj qëllova poshtë. Nuk e kam bërë me paramendim, dhe nuk kam patur për qëllim ta vras. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”, ka deklaruar Goxhara.

Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit, pas komunikimeve që ka pasur me familjarët, ndërkohë avokatët kanë bërë me dije se një ndihmesë të madhe për të bindur efektivin të vetëdorëzohej ka dhënë dhe drejtori i policisë së Tiranës,Tonin Vocaj.

You may also like