Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

by editor

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një fshat të Pulias në provincën e Barit në Itali, teksa po punonte me traktor.

Advertisements

Viktima është identifikuar si Klevis Bardo, me origjinë nga Shqipëria, por që kishte shkuar në Itali për një jetë më të mirë.

Advertisements

Ai jetonte në Conversano dhe ishte punësuar nga një kompani bujqësore me qendër në qytetin e vogël Rutigliano, në provincën e Barit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes, kur 32-vjeçari humbi kontrollin mbi mjetin bujqësor me të cilin po udhëtonte përgjatë një rruge të ngushtë dytësore.

Advertisements

Automjeti u përplas me një mur guri. Përplasja e tmerrshme nuk la asnjë shans shpëtimi për 32-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

You may also like