Konfirmohen dy raste me virusin e “Etheve të Nilit” në Elbasan

by editor

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë konfirmuar dy raste me ethet e Nilit në dy fshatra të Elbasanit, përkatësisht në fshatin Bujqes dhe Jagodinë.

Personat e prekur nga virusi tashmë janë shtruar në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësorë.

Advertisements

Njëri nga te prekurit është i moshuar, 74 vjeç dhe tjetri 45 vjeç. Nga strukturat e kontraktuara për këtë çështje, bëhet me dije se është bere dezinfektimi i të dy fshatrave.

Gjithashtu edhe Bashkia e Elbasanit ka bërë dezinfektimin e kontejnerëve të mbetjeve urbane në të gjithë zonën.

Advertisements

You may also like