Një 48-vjeçar në Itali ka rrëfyer vrasjen e katër të moshuarve,për të cilët ai ishte kujdesur në periudha të ndryshme. Mario Eutizia nga Napoli ditën e djeshme është dorëzuar në polici duke rrëfyer krimet e tij të tmerrshme.
Advertisements
“I kam bëra për t’i çuar butësisht drejt vdekjes, nga dhembshuria dhe mëshira e krishterë pasi ata ishin shumë të sëmurë dhe vuanin”- ka rrëfyer ai.
Advertisements
Ai iu jepte të moshuarve ilaçe qetësuese në doza katër herë më të larta se sa lejohej. Ilaçe të cilat ai i njihte mire pasi edhe vetë ai i konsumonte pasi ishte i prekur nga kanceri njësoj si të moshuarit që ai kujdesej. Njësoj si ai vuanin edhe të moshuar gjë që sipas tij nuk e duronte donte dhe iu jepte fund që të shpëtonin.
‘Vendosa të dorëzohem për të më ndihmuar që të mos kryej më vrasje, sepse edhe mund të vazhdoj ta bej, duke qenë i vetëdijshëm që nuk mund të përballoja dot një vuajtje të tillë”,- tha ai para prokurorit, duke marrë rolin e një “engjëlli vdekjeje” të vërtetë dhe të vetëdijshëm për këtë mision.
Advertisements
Dy nga krimet e pranuara nga kujdestari datojnë në vitin 2014, kur vrau dy të moshuarit e parë në Latina, të cilët nuk janë identifikuar ende.
Karabinierët e Caserta-s ishin në gjendje të përcaktonin identitetin e dy vdekjeve të fundit të bëra nga 48-vjerçari, të cilat ndodhën disa muaj më parë: atë të 89-vjeçarit Luigi Di Marzo, i cili vdiq në Casoria (Napoli) dhjetorin e kaluar, dhe 96-vjeçari Gerardo Chintemi, i cili vdiq në Vibonati (Salerno) në mars të këtij viti.
Policia kontaktoi familjarët e dy të moshuarve, të cilët konfirmuan se Mario Eutizia kishte shërbyer si kujdestar për të dy. Një nga familjarët e pas vdekjes së të afërmit të tyre kishin denoncuar për vjedhjen e një makine.
Një nga familjarët e pas vdekjes së të afërmit të tyre kishin denoncuar për vjedhjen e një makine.
Në të katër rastet vdekjet e të moshuarve u klasifikuan si vdekje natyrore, kështu që kufomat tani ndoshta do të duhet të zhvarrosen për një autopsi. 48-vjeçari Eutizia qëndron në burg deri sa të dalë para gjykatës.