Aksidenti në Tiranë, e reja përplas 18-vjeçarin te vijat e bardha

by editor

Një aksident rrugor ka ndodhur në Tiranë ku një 22-vjeçare banuese në kryeqytet ka përplasur me makinë tip ‘Benz’ tek vijat e bardha një këmbësor.

Sipas policise, i riu me iniciale T.M, 18-vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Aksidenti ka ndodhur nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim për në rrugën “Shefqet Musaraj”.

‘E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

Advertisements

You may also like