“Ylli i këtij viti”, gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë, e sugjeron si një ndër vendet që duhet vizituar patjetër

by editor

Shqipëria ka qenë edhe këtë vit një nga destinacionet e preferuara për t’u eksploruar, apo rivizituar, nga turistë nga e gjithë bota. Por po ashtu vendi jonë, bregdeti por dhe alpet janë zgjedhur edhe nga figura të njohura publike të shteteve të ndryshme të botës.

Advertisements

Një prej tyre është gazetari i njohur britanik Simon Calder, i cili gjatë një interviste për mediat atje, e veçoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar.

Advertisements

Këtë pjesë të intervistës së tij e ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook edhe kryeministri Rama, teksa shkruan ndër të tjera:
E çfarë vlerësimi më domethënës mund t’i bëhej Shqipërisë teksa sezoni i verës po mbyllet, se sa nga Simon Calder, gazetari i famshëm i mediave britanike si BBC dhe Independent, i cili zbulimin e vendit tonë e ka nisur dekada më parë, me vizitat e para si reporter kurioz përpara viteve ‘90 në Shqipërinë e një tjetër kohe, ndërsa së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, duke ua këshilluar të gjithëve në Britaninë e Madhe si “yllin e këtij viti” në turizëm.

You may also like