Ka ndërruar jetë në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë i dënuari Fotaq Zaharia, i njohur edhe si “i forti i Vlorës”.
Advertisements
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar lajmin, duke sqaruar se 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin e QSUT.
Advertisements
“I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024“, thuhet në njoftim.
Zaharia po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024.
Advertisements
“Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes”
Kush është Fotaq Zaharia?
Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën e verifikimit financiar. Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore.
Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi “arrest në burg” të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”.
Zaharia, në kohën kur ka qenë i lirë, ishte kthyer edhe në tmerrin e Vlorës, por prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut.