Sulmi tragjik në Gjermani, a do të ketë një kthesë të ashpër në politikat e azilit? Ja çfarë thonë ekspertët

by editor

Pas sulmit me thikë me tre të vdekur dhe tetë të plagosur në festimet e 650-vjetorit të qytetit Solingen të shtunën, kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) dhe kryeministri i landit Renani-Veriore, Vestfali, Hendrik Wüst. (CDU) përkujtojnë sot (26.08.) viktimat në qytetin e Solingenit. Ata zhvillojnë bisedime me kryebashkiakun Tim Kurzbach (SPD). Të dielën në mbrëmje në televizionin, ZDF-së, Wüst kërkoi një vlerësim të ri të situatës nga Ministria e Jashtme në mënyrë që të jetë në gjendje të dëbojë më shpejt njerëzit në Siri. “Ka shumë pyetje. Ka gjithashtu shumë autoritete të përfshira. Kjo duhet të sqarohet dhe ne duhet të flasim qartë nëse diçka ka shkuar keq.”

Advertisements

Kritika për dështim të dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi
Pas sulmit me thikë në Solingen, politikanë të ndryshëm po bëjnë thirrje për njëkurs më të ashpër në politikën e azilit. Debati po zhvillohet në sfondin e dy zgjedhjeve të rëndësishme në lande në Tyringi dhe Saksoni të dielën.

Advertisements

“Mjaft”, tha kreu i CDU-së Friedrich Merz në ARD, duke iu drejtuar Scholz-it dhe qeverisë së tij të koalicionit, të cilën ai e akuzoi indirekt për një “politikë naive të migracionit”. Përveç kërkesës për dëbime në Siri dhe Afganistan, Merz rinovoi gjithashtu kërkesën për ndalimin e pranimit të refugjatëve nga këto vende.

“Tani është arritur pika ku duhet të ndërmerren veprime dhe nuk duhet të jepen më fjalime rituale,” tha Merz. Kreu i CDU, kërkoi kontrolle të vazhdueshme dhe kthime që në kufi.
Deputeti i grupit parlamentar të FDP, Konstantin Kuhle u shpreh se ka dështim në nivelet federal dhe landi.

Ai tha për gazetën “Rheinische Post” se kthimet kanë dështuar: “Pas Solingenit, nuk mund të lihet asnjë gur pa lëvizur mes qeverisë federale dhe atyre të landeve për këtë çështje”. Kushdo që nuk ka arsye arsye për mbrojtje duhet të largohet menjëherë nga Gjermania. Drejtuesja e partisë populiste të djathtë, AfD-së, Alice Weidel tha, se ajo nevojitet është një “kthim i menjëhershëm i politikës së migracionit”.

Sulmuesi i dyshuar për vrasjet me thikë në Solingen duhej të deportohej në Bullgari vitin e kaluar. Autoritetet i konfirmuan raportimet përkatëse të disave, sipas agjencisë së lajmeve dpa. Kërkesa e sirianit për azil në Gjermani ishte refuzuar më parë. Personi kishte hyrë në Bashkimin Evropian nëpërmjet Bullgarisë – kështu që sipas rregullave të Dublinit ai do të duhej të aplikonte për azil atje. Pas refuzimit të azilit ai u fsheh në Gjermani, kështu që dëbimi nuk ishte më i vlefshëm dhe siriani u transferua në Solingen, shkruan Welt”./DW

You may also like