Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës (25/8), në kilometrin e 28 të rrugës Selanik-Petritsiou, në lartësinë e Nea Santa Kilkis.
Advertisements
Makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që shkonte në drejtim të Kilkisit është përplasur kokë më kokë pak para orës 17:00 me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare.
Advertisements
Sipas voria.gr, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja, e cila është dashur të nxjerrë 55-vjeçarin, i cili është dërguar pa ndjenja në spitalin AHEPA të Selanikut, ku ka konstatuar vdekjen.
Drejtuesi 44-vjeçar i makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit. Në makinën që drejtonte ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza 3-vjeçare. 38-vjeçari dhe fëmijët janë transportuar dhe po trajtohen në spitalin Georgios Gennimatas në Selanik.
Advertisements
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe hetimet paraprake po kryhen nga Policia Rrugore e Kilkisit.