Shkëputet masivi shkëmbor, momente paniku për dhjetëra pushues në plazh (Video)

by editor

Me dhjetëra pushues kanë përjetuar momente frike teksa ndodheshin në një plazh në Devon të Anglisë.

Advertisements

Një masiv shkëmbor është shkëputur duke rënë në breg të detit, vetëm pak metra nga zona ku po qëndronin pushuesit.

Advertisements

Një re e madhe tymi u ngrit menjëherë në ajër, ndërsa pushuesit u larguan të tmerruar.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.

Advertisements

Daily Mail shkruan se në zonë ishin vendosur tabela që paralajmëronin rrezikun, pasi ky ishte një rast i përsëritur në atë plazh.

You may also like