Gushti po mbaron, emigrantët e turistët po rrallohen, por tregu i këmbimit valutor vijon të jetë i ndikuar nga efektet sezonale.
Advertisements
Euro ka arritur në nivelin më të ulët historik, duke u zhvlerësuar me rreth 9.5 pikë në raport me 27 gushtine një viti më parë. Edhe më e fortë rezulton rënia krahasuar me vitet 2018, 2019 apo 2020.
Advertisements
“Pas mesit të gusht e më tepër tani që jemi drejt fundit ka një farë rënie të flukseve të ofertës në euros, por koha e ngrohtë e ka zgjatur sezonin që mund të shkojë deri në tetor”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
Nga çdo dy vite, në vetëm dy stinë. Frekuenca e ciklit të ndryshimeve në tregun valutor, e përsëritur gati në mënyrë të rregullt në dy dekada është prishur. Normaliteti i ri në tregun e këmbimit, po zgjat pak. Po çfarë parashikohett për në vijim? “Nuk presim ndryshime shumë të mëdha. Euro mund të ketë një rritje fare të pa-konsiderueshme në vijim”, thotë Vakaj.
Advertisements