U ekzekutua për vendin e parkimit nga fqinji, dëshmia e kushëririt të shqiptarit: Kujtuam mos shpërthyen fishekzjarre

by editor

Mediat në Belgjikë raportuan ditën e djeshme për një ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë 43-vjeçari shqiptar Shpëtim Ajazi.

Advertisements

Ky i fundit u qëllua për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij italian 61-vjeçar i cili identifikohet si Reanto F.

Advertisements

“Molla e sherrit” u bë një vend parkimi ku mësohet se konflikti midis dy fqinjëve ka qenë i vazhdueshëm për vite të tëra dhe motivi për ngjarjen ka qenë pikërisht i njëjti.

Ajazi mori një plumb vdekjeprurës në kokë, teksa i dyshuari e qëlloi nga trotuari i rrugës, poshtë banesës, ndërsa 43-vjeçari po parkonte furgonin.

Advertisements

“Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre. Të rinjtë shpesh i hedhin në rrugë. Por pasi dëgjova më shumë zhurmë, shkova të shikoja nga dritarja. Më pas pashë fqinjin tonë matanë rrugës, ne e quajmë ‘italiani’, me një armë në dorë” thotë një fqinj i cili ndodhej në vendngjarje.

Për më tepër bëhet me dije se gjatë atentatit, në vendngjarje kanë shkuar edhe gruaja dhe djali 15-vjeçar i Ajazit me të dëgjuar të shtënat. Ata gjithashtu u kërcënuan nga Renato para se ky i fundit të largohej me BMW-në e tij.

“Ai drejtoi armën drejt tyre, sikur të ishin të radhës. Ata e panë Shpëtimin në furgonin e tij. E panë të vdiste, është e tmerrshme”, dëshmoi Bashkim Ajazi, një kushëri tjetër i viktimës.

You may also like