Zbardhen detaje të reja nga grabitja në Tiranë. Shefi i Urgjencës Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij te “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Advertisements
Nga hetimet ka rezultuar se para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.
Advertisements
Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit. Bibollari ka shkuar në banesën e tij e ka marrë 15 mijë euro të tjera.
Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike. Bibollari është pronar i disa bizneseve.
Advertisements