E rëndë! I riu qëllon me thikë burrin e hallës, 58-vjeçari transportohet në spital

by editor

Një 35-vjeçar ka rënë nëë prangat e policisë së Tiranës, pasi ka goditur me mjet prerës një 58-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marqinet, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka goditur me thikë burrin e hallës së tij.

Advertisements

58-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Materialet proceduriale në ngarkim të 35-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Marqinet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. K., 58 vjeç (burrin e hallës së tij). 58-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

You may also like