Aksident i rëndë në Tiranë, dyshohet për një viktimë!

by editor

Një aksident i rëndë ka shënuar në kryeqytet mëngjesin e sotëm, nga ku dyshohet se mund të ketë mbetur viktimë një person.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dispançerisë në kryeqytet.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit, teksa dyshohet se një person mund të ketë ndërruar jetë.

Ende nuk janë raportuar të dhëna të tjera mbi ngjarjen, në lidhje me orën ekzakte, viktimën e mundshme apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në aksident.

Advertisements

Sakaq, uniformat blu dhe bluzët e bardha ndodhen në vendngjarje.

Priten informacione të mëtejshme në lidhje me ngjarje.

Lajmi është në përditësim të vazhdueshëm.

You may also like