Shkak u bë një borxh i pashlyer, policia zbardh ngjarjen në Shkodër, ku u vendos një sasi tritoli në agjencinë funerale! Në kërkim një 35-vjeçar

by editor

Një borxh i pashlyer është bërë shkak i vendosjes së një sasi tritoli në derën e një agjencie funerale në qytetin e Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 29 gusht.

Advertisements

Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 35-vjeçar me iniciale B.P.

Advertisements

“Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”, thotë policia.

Siç shihet në këto pamje, autori i cili mban një kapuç të zi në kokë, afrohet te dera, vendos lëndën plasëse dhe largohet.

Advertisements

Njoftimi i policise

Shkodër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme.

35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

You may also like