Euro në rënie drastike/ Monedha europiane preku nivelin më të ulët të këmbimit ndër vite

by editor

Monedha europiane shënoi nivelin më të ulët historik të regjistruar gjatë muajit gusht. Nga të dhënat në kursin e këmbimit euro humbi 0.49% pikë kundrejt lekut gjatë muajit gusht. Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e mbylli muajin në vlerën e 99.65 lekëve.

Advertisements

Nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të vitit rezulton se monedha europiane është zhvlerësuar ndaj lekut shqiptar me mbi 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Advertisements

Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të qëndroj rreth këtij niveli duke përcaktuar një normalitet të ri. Kjo e nxitur nga flukset turistike në vend si dhe prurjet nga remitancat. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

Për të mbajtur të stabilizuar kursin e kembimit euro –lek Banka e Shqipërisë rriti sasinë e eurove që do të blejë në treg për arsye të rritjes së rezervës.Për këtë vit parashikohet që nga tregu të tërhiqet 250-330 milionë euro.

Pertej euros edhe dollari amerikan ka regjistruar nivele shumë të ulëta përballë lekut shqiptar duke u këmbyer me 89 lekë niveli më i ulët i shënuar në 16 vitet e fundit.

You may also like