Një 22-vjeçar shqiptar është aksidentuar në Itali pasi ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë.
Advertisements
Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Advertisements
Shoferi me origjinë nga Shqipëria i identifikuar si shtetasi me iniciale A.H., ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, e reja e identifikuar nuk i mbijetoi dot plagëve.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin e alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.
Advertisements
I riu u arrestua nga policia italiane nën akuzen “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie. E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël.
Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël gjashtë muajsh.