Zëdhënësja Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, ka bërë publike të gjitha shkeljet që janë bërë sipas selisë blu nga ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR në lidhje me fondet e BE-së.
Advertisements
“Ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtoresha e AZHBR pas publikimit të skandalit me shpërdorimin e fondeve të BE, nën mbrojtjen e Edi Ramës nuk lihet jashtë rradhëve të administratës shtetërore dhe as nuk dorëzohet para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e PD.
Advertisements
PD deklaron se Krifca dhe bashkëjetuesi i saj kanë shtuar pasuritë e tyre gjatë kohës që karriera e ish-ministres lulëzonte.
“Bashkëjetuesi deklaron pranë ILDKPI në 2020 tokë të shtuar arë 3 mijë m2 kundrejt vlerës 10 euro m2, ose total vlera 30 mijë euro, vendndodhja Farkë.
Advertisements
Fitim neto si subjekt tregtar 7.5 milion lekë ndërkohë që nga data e regjistrimit të këtij biznesi privat v.2019 deri tani nuk ekziston asnjë pasqyrë financiare e publikuar pranë QKB.
Biznesi tjetër aktiv i regjistruar në v.2020 me pronar bashkëjetuesin e znj.Krifca, Lucom Projects shpk që ka të përfshirë në objektin e veprimtarisë edhe aktivitet tregtar të lidhur drejtpërdrejt me bujqësinë ndërkohë që bashkëjetuesja Krifca mbante detyrën zyrtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHBR-së.
Lucom Projects shpk rezulton përfitues i fondeve publike konkretisht:
Sipas spending data, Bashkia Tiranë ka paguar këtë subjekt kundrejt vlerës totale 11 milion lek për vetëm 2 projekte kulturore ‘moving city Tirana 2022 dhe 2023’”, deklaron Vangjeli.
Më tej PD kërkon që përveç abuzimit me fondet e IPARD, SPAK të hetojë pasuritë e ish-ministres duke vlerësuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike edhe gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërore si ministre e Bujqësisë.