Ngjarja e rëndë në Korçë, fqinji zbardh detaje të reja: Na trokiti në derë, kishte …

by editor

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në lagjen Nr.2 në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, me të cilën ishte në proces divorci.

Advertisements

Një fqinj, i cili i ka dhënë ndihmën e parë gruas, ka treguar se 31-vjeçarja i trokiti në derë dhe ai e ndihmoi për të fikur zjarrin. Burri ka treguar se e reja kishte plagë të shumta në të gjithë trupin, me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve.

Advertisements

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit.

I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Advertisements

You may also like