Nuk ka të ndalur deliri komunist: Erion Veliaj si Enver Hoxha, futet në librat e shkollës fillore

by editor

Bëmat nuk kanë të sosur me depërtimin e dukurive tipike komuniste të Enver Hoxhës në sistemin arsimor shqiptar.

Advertisements

Imazhe të Erion Veliajt, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, janë shfaqur në librin shkollor.

Advertisements

Dhe bëhet fjalë për librin e Qytetarisë së klasës së tretë fillore.

Në faqen 33 gjendet foto e Veliajt që disa e shohin si delir të tepruar.

Advertisements

Ministre e Arsimit aktualisht është Ogerta Manastirliu dhe ajo bashkë me Veliajn kanë treguar shpesh në publik një lidhje të fortë shoqërore mes tyre.

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, është kritik i kësaj dukurie që është konstatuar dhe thotë: “Të fundit në çdo raport të PISA-s, por MAS kujdeset të fusë fotot e Erion Veliaj në tekstet shkollore të fëmijëve tanë!”

Kreu i FRPD evidenton se në raportin e PISA-s për aftësitë krijuese i përpiluar në 2022 dhe i publikuar në 2024 nxënësit shqiptar u renditën të fundit në botë, teksa mungesa e vizionit, korrupsioni dhe nepotizmi kanë asgjësuar totalisht arsimin publik, ku sipas vetë shifrave të kësaj qeverie në një dekadë janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare dhe numri i nxënësve në zonat rurale ka rënë me 40%.

Pavarësisht kësaj panorame të trishtë me arsimin që sot po nxjerr në masë analfabetë funksionalë, thotë Xhaferri”, – “kreu i Bandës 5D Erion Veliaj, i cili shpërdoroi me sektin e tij 55 milionë euro të taksës së arsimit dhe që ka lënë lagje të tëra të Tiranës pa çerdhe dhe shkolla publike, kujdeset që të fusë fotot e tij në librat shkollor, siç veprohej para viteve 1990.

Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant”.

Në këtë pikë Xhaferri apelon: “Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve.”

You may also like