‘Po e zhvishte vogëlushen…’ dëshmia që fundosi Pëllumb Lamçen në gjykatën e Korçës

by editor

Dëshmia e një gruaje në Korçë, ishte kyçe për të zbuluar dhe mbajtur pas hekurave një plak që ajo e pa të ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur.

Advertisements

Burri 71 vjeçar, Pëllumb Lamçenë, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, raporton noa.al.

Advertisements

I moshuari u arrestua pas denoncimit të familjarëve të vajzës 9 vjeçare.

Dëshmitarja, banore e Korçës, pa Pëllumbin duke u përpjekur ta zhvishte të voglën për të shuar epshet e tij. Ajo klithi dhe i bërtiti duke e shpëtuar të miturën dhe më pas alarmoi prindërit e të voglës.

Advertisements

Në seancën e sotme me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj Lamçes u nis shqyrtimi gjyqësor si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” mbetur në tentativë.

Gjykata në përfundim të seancës vendosi pranimin e kërkesës dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për Pëllumb Lamçen. /noa.al

You may also like