Goditet banda që vidhte vilat luksoze në Ibiza, në pranga dy shqiptarë dhe një rumune! Viktimë e tyre edhe moderatori i BBC (Video)

by editor

Një bandë që vidhte vilat luksoze në Ibiza të Spanjës është goditur nga policia, duke çuar në arrestimin e tre prej pjesëtarëve.

Advertisements

Mediat e huaja raportojnë se dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa një e tretë është shtetase rumune.

Advertisements

Ata kishin arritur të grabisnin sende luksoze me vlerë qindra-mijëra euro nga plot 22 vita në ishullin turistik spanjoll.

Advertisements

Viktimë e grabitje së tyre është edhe personaliteti anglez Nick Grimshaw, i cili kishte marrë një vilë me qira në Ibiza për të festuar ditëlindjen e tij të 48-të. Ai ndodhej në shtëpi me nënën e moshuar dhe motrën gjatë grabitjes.

Shpesh, viktimat e grabitjeve raportonin se zgjoheshin në mëngjes me dhimbje koke dhe marrje mendsh, duke bërë që policia spanjolle të dyshonte se banda përdorte ndonjë lloj gazi kimik për t’i vendosur në gjumë të rëndë banorët.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e grabitjeve, ku autorët shihen në orët e vona të natës, të veshur me të zeza dhe në një rast konfrontohen me një banor.

You may also like