SKY ECC / 500 mijë euro për vrasjen e Klevis Kapllanit! Financuesit vëllezërit Çopja, shkak hakmarrja për Emiljano Ramazinin

by editor

Për vrasjen e Kelvis Kapllanit ngjarje e ndodhur me 15 shtator të vitit 2020, besohet se janë paguar një shumë prej 500 mijë eurosh.

Hetimet e Strukturës së Posaçme SPAK kanë zbardhur se financuesit për këtë ekzekutim janë Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja).

Advertisements

Sipas të dhënave, porositës i kësaj ngjarjeje është Mikael Qosja (Kamami) dhe besonte se Kelvis Kapllani është autor i vrasjes së mikut të tij Emiljano Ramazani.

Për këtë fakt kishte marrë dijeni nga Eljo Bitri, i cili i kishte dërguar në “SKY ECC” një foto të Kapllanit të rrugës dhe shtëpisë së tij, raporton Ora News.

Advertisements

Pjesë në krim, sipas dosjes, dyshohet se ka qenë Elio Bitri, personi me pseudonimin “Miku”, i cili ka qenë drejtuesi i motorit të përdorur në ngjarje, si dhe personi me pseudonimin “Qerosi” (Fred qerosi), i cili ka dërguar me makinë shtetasin Eljo Bitri pranë vendit të ngjarjes dhe e ka pritur në vendin ku kanë hedhur motorin pas ngjarjes.

Ndihmës të ekzekutorëve evidentohen shtetasit: Arzen Mama, si person që ka dhënë informacione; Maksim Koçi, si personi i cili ka marrë armët e përdorura në vrasjen e Klevis Kapllanit.

Advertisements

Po ashtu, sipas SPAK-ut, edhe Leonardo Ramani, është vëllai i të ndjerit Emiljano Ramazoni.

Ky shtetas ka pasur dijeni në lidhje me faktin se Mikael Kamami po organizonte vrasjen e Klevis Kapllanit.

Bisedat për vrasjen e Klevis Kapllarit në “SKY ECC” ndërmjet Leonardit dhe Mikael Kamamit ndërpriten disa ditë para ngjarjes pasi Leonardo me familjen e tij udhëtojnë për në Dubai dhe qëndrojnë në një nga banesat e Mikael Kamamit.

You may also like