Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, banorët dëgjojnë shpërthimet. Mendohet se zona ka municion

by editor

Një vatër zjarri e fuqishme shpërtheu gjatë orëve të pasdites në pyjet pranë Fierzës në Fushë Arrëz, duke shkaktuar dëme.

Flakët përfshinë dy banesa, të cilat edhe pse ishin të pabanueshme kishin brenda të gjitha orenditë.

Advertisements

Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa në zonë janë dëgjuar shpërthime dhe krisma që besohen të jenë nga fishekë apo municione të mbetura në pyllin e përfshirë nga flakët.

Ekspozimi i këtyre materialeve të rrezikshme ka ngritur shqetësime për sigurinë në zonë dhe është vënë në dukje nevoja për ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar dëme të mëtejshme.

Advertisements

You may also like