Një krim i rëndë ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm, teksa dyshohet se djali 17-vjeçar ka vrarë babanë, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar. Ngjarja ndodhi pak pasi kryefamiljari 51-vjeçar, që zotëronte një biznes të vogël, kishte festuar ditëlindjen e tij.
Advertisements
Vrasja e trefishtë ndodhi në Paderno Dugnano (Monza) gjatë natës duke zbardhur dita dhe sot, karabinierët njoftuan se mbyllën në komisariat të miturin, për t’ia nënshtruar hetimeve.
Advertisements
Fillimisht 17-vjeçari ka dhënë dëshmi të rreme, duke bërë përgjegjës të atin se kishte vrarë nënën dhe vëllanë dhe më pas kur ai dëgjoi teksa ishte në gjumë të bërtiturat zbriti poshtë dhe reagoi duke vrarë të atin.
Advertisements
Por në fund e rrëfeu të vërtetën, duke thënë “e bëra unë!”. Pas arrestimit ai mohoi se kishte pasur bashkëpunëtorë të tjerë, kurse krimi u krye me një thikë. Motivet mbeten ende të panjohura, teksa po verifikohen disa pista, raporton “La Repubblica”.
Ai tani është autor dhe njëkohësisht i mbijetuari i vetëm i familjes. Policia tha se në fillim i mituri u kishte rrëfyer se kur hyri në dhomën e vëllait të tij 12-vjeçar, pa babanë e tij të ulur në një karrige me thikë në dorë dhe trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe të nënës së tij në dysheme, të përgjakur.
Në atë moment dyshohet se ka marrë thikën dhe ka goditur të atin për vdekje. Por më tej e ndryshoi këtë dëshmi, duke pranuar krimin e trefishtë.
Pas telefonatës nga 17-vjeçari në sallën operative dhe numrin 112, Policia mbërriti dhe gjeti tre trupat e pajetë: F. C., 51 vjeç, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili kishte festuar ditëlindjen të shtunën (31 Gusht); D. A., 49 vjeçe dhe 12-vjeçari.