Nëse ka një gjë për të cilën të gjithë mund të biem dakord, është se këshillat për martesën dhe jetën e përbashkët nuk mungojnë në internet.
Advertisements
Nga planifikimi i dasmës, dekoret e frymëzuara nga Pinterest e deri tek idetë për takime romantike, duket se është gjithmonë dikush që ka diçka për të thënë.
Advertisements
Ekspertët e marrëdhënieve si Gottman, Chapman dhe të tjerë kanë shumë për të na mësuar. Ja 10 gjëra që nuk duhet t’i thuash kurrë bashkëshortit/es tënd/e:
1. “Jam mirë.”
Nëse ka një frazë që mund të ndikojë negativisht në një marrëdhënie, është kjo. Kjo shprehje e shkurtër i lë personit tjetër disa gjëra për të nënkuptuar:
– Nuk mund të të besoj aq sa të jem i/e sinqertë.
– Nuk do të kuptosh si ndihem.
– Duhet ta dish tashmë çfarë mendoj dhe nuk ia vlen të ta shpjegoj.
2. “Pak rëndësi ka.”
Cikli i “gruas/burrit që bezdis dhe burrit/gruas që injoron” mund të mos jetë kërcënimi më i madh për një marrëdhënie. Kënaqësia martesore është e ulët në çiftet ku gruaja/burri është i/e ftohtë dhe i/e heshtur – madje më shumë se në ato ku problemet zgjidhen në mënyrë të zjarrtë, por pastaj kthehen në rutinë. Një qëndrim i ftohtë është ndoshta forma më e rrezikshme e shmangies.
3. “Harroje, do e bëj vetë.”
Kjo mendësi lë të nënkuptohet se bashkëshorti/ja juaj është i/e paaftë. Kur kontrolli i tepërt bëhet i zakonshëm, partneri/ja nuk do të jetë i gatshëm të ofrojë ndihmë në të ardhmen.
4. “Qetësohu.”
Nuk duhet të ndihesh kështu. Nuk mund të përballoj emocionet e tua. Kjo bisedë do të ndodhë sipas kushteve të mia. Këto janë mesazhet që dërgojmë kur i themi bashkëshortit/es të “qetësohet”. Për ata që shmangin konfliktet, zemërimi duket i frikshëm. Duam ta ndalojmë, por menaxhimi i shëndetshëm i zënkave kërkon të njohim çdo emocion. Duhet të dëgjojmë mendimet e sinqerta të partnerit/es pa e detyruar atë të flasë përmes filtrave tanë të rehatisë.
5. “Pse po e bën ashtu?”
Askush nuk e pëlqen një menaxher “kronik”. Këto pyetje shpesh adresohen ndaj fëmijëve, por asnjë burrë/grua nuk dëshiron të ndihet si fëmijë në sytë e gruas/burrit të tij/saj. Ekzistojnë mënyra më të mira për të ndihmuar. “A ke nevojë për ndonjë ndihmë?” është një opsion shumë më i mirë.
6. “Je njësoj si…”
Ky koment i sugjeron bashkëshortit/es suaj që e gjithë familja e tij/saj vjen nga një “gjenezë e keqe”. Është një etiketim identiteti. “Nuk do të ndryshosh kurrë. Nuk mund ta ndihmosh veten. Nuk më pëlqen (babi yt) dhe nuk më pëlqen ti në këtë moment”. Nuk ka ndëshkim më të keq sesa t’i hedhësh në fytyrë “mëkatet” e një të afërmi bashkëshortit/es. Ne mund të mos pajtohemi gjithmonë me vendimet e tij/saj, por zgjedhjet mund të ndryshojnë. Identiteti i tij/saj jo.