Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Aktash të Prishtinës, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” rreth orës 22:00.
Advertisements
Dyshohet se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Advertisements
Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit. Aktualisht nuk ka një konfirmim zyrtar për vdekjen e personit.