Historia horror që ndodhi në Korçë ka tronditur opinionin publik pasditen e 31 gushtit, ndërkohë që ende nuk është vënë në pranga autori i krimit.
Advertisements
Gruaja, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, vijon të luftojë për jetën në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa policia vijon të kërkojë burrin dhe njëherësh babain e fëmijëve të saj. Ngjarja në fakt është bërë me dije edhe nga dëshmitarët okularë, të cilët kanë qenë edhe personat që i kanë dhënë ndihëm e parë gruas në flakë.
Advertisements
Dje kanë reaguar edhe zyrtarë, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren hapa konkret në lidhje me mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna verbale dhe fizike që pësojnë nga partnerët e tyre. Nga të dhënat që kanë dalë prej dëshmitarëve okularë, dyshohet se ngjarja ka shkaqe xhelozie, por për shkakun që gruaja e djegur ende nuk ka dhënë dëshmi dhe autori ende nuk është vënë në pranga, nuk ka një konkluzion për shkaqet që e çuan burrin në aktin ekstrem të vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.
NGJARJA
Advertisements
Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Korçës bëhet me dije se Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, ka pësuar djegie në 35% të trupit. Sipas informacioneve të marra nga mjekët, bëhet me dije se djegiet më të rrezikshme i ka në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.
Sipas hetimeve paraprake, në momentin kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët fillimisht i hoqën rrobat nga trupi më pas e nisën në spital. Fillimisht autori i ka telefonuar Melisës duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, shumë metra poshtë banesës që ajo kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj.
Pasi u takuan, janë ulur në shkallët e një shtëpie private ku ndodhi dhe ngjarja. 31- vjeçarja trokiti në portën e një shtëpie aty pranë, banorët e të cilës i kanë ardhur në ndihmë, duke i hequr rrobat që kishte veshur dhe mjekuan me barna rrethanore shtëpie. Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave, se e pa komplet ngjarjen.
“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës, fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e më pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë sime dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”
Gruaja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të rënda në trup, por për shkak të gradës së lartë të djegies, ajo është dërguar drejt spitalit të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar. Çifti ka qenë në proces divorci dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili pas aktit është larguar nga shtëpia dhe deri orëve të vona të së djeshmes nuk është vënë në pranga.
Teksa nëna e dy fëmijëve së mitur Melisa Trëndafili, po lufton me vdekjen në spitalin e Djegieve në Tiranë, nuk mungojnë dhe reagimet e institucioneve, përveç indinjatës qytetare dhe hetimeve policore që janë ende aktive, në kërkim të bashkëshortit autor të dyshuar të krimit të paprecedent.