Pas ndarjes nga partneri që e dh*nonte, Erjola Doçi rigjen sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV në një romancë me një akademik?

by editor

Moderatorja Erjola Doçi, pas ndarjes nga partneri që e dhunonte, duke se ka gjetur sërish dashurinë! Ish-banorja e BBV ka rrëfyer se është në një romancë të re, duke lënë të nënkuptohet se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është akademik.

Advertisements

Në një intervistë, prezentuesja tha se kohët e fundit ka një tërheqje ndaj njerëzve të mençur dhe se i duken njerëz që mund të kesh diçka serioze.

Advertisements

“Jam në një erë njohje, po vetëm kaq, preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo në Wake-up.

E pyetur se kur e mendon moshën ideale për të patur fëmijë, Erjola është shprehur se do donte dy binjak brenda të 30-ave, duke qenë se në këtë kohë që flasim është 27 vjeçe.

“Unë jam 27 momentalisht dhe besoj se brenda të 30 do i doja 2 binjakë, vdes për binjakë, duke qenë se i kam pasur brenda familjes pres ti kem edhe vetë,” ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe marrëdhënien që ka me ish-banorët e BBV, ku tregoi se ka një raport të veçantë miqësie me Rike Roçin.

“Sot nuk u zgjova për faj të Rike Roçit, kam folur deri në orën 4 me kamera sepse ishte sëmurë”, tha ajo, ndërsa shtoi se ruan kontakte me Jul Deden, Roza Latin ndërsa me Ledjonën më pak.

You may also like