I dr*guar në timon/ Shkaktoi aksidentin tragjik ku i vdiq partnerja, i riu shqiptar në lot: Nëse kam gabuar, do paguaj çmimin…

by editor

Ali Hoxha, 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën bashkëshortja e tij Mariagrazia Bedin, u plagos djali i tij 6 muajsh dhe motra e tij, ka dalë para gjykatës.

Advertisements

I riu që u arrestua pas aksidentit sepse rezultoi në gjendje të dehur dhe i droguar, është lënë në arrest shtëpie. Mes lotësh ai tha para trupit gjykues:

Advertisements

“Nuk dua lehtësime. Nëse kam gabuar, do paguaj çmimin”.

Duke folur për aksidentin e ndodhur të premten në rrugën në via Sant’Anastasia mes Fondi dhe Terracina, shqiptari tha se ata po ktheheshin në Pontinia pas një mbrëmjeje të kaluar në Fondi për një festë familjare.

Advertisements

Por teksa po hynte në via Sant’Anastasia, bashkëshortja Mariagrazia i kishte thënë “Kujdes dashuri” dhe në atë moment ai kishte kthyer makinën pasi kishte parë diçka të errët në rrugë, ndoshta një kafshë.

“Pastaj humba kontrollin e makinës dhe që nga ai moment nuk mbaj mend më asgjë”.

Makina e tij tip “Golf” u përplas dhe u përmbys anës rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën partnerja 24-vjeçare e shqiptarit dhe mbeti i plagosur rëndë djali i tyre 6 muajsh. Ndërsa shqiptari dhe motra e tij u plagosën lehtë.

You may also like