Një 18 vjeçar është gjetur i mbytur sot në mesditë në ujërat e lumit Buna në fshatin Obot. Të riun dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë është mbytur.
Advertisements
SHKODËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Obot të Shkodrës, teksa një 18 vjeçar është mbytur duke u larë në lumin Buna.
Advertisements
Sipas policisë, dyshohet se 18 vjeçarin Remzi Duli e ka marrë rrjedhja e lumit dhe për pasojë është mbytur.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë nisën kërkimet përgjatë lumit, ku gjetën trupin e pajetë të 18 vjeçarit.
Advertisements
‘Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.’, thuhet në njoftimin e policisë.