Vrau prindërit dhe vëllain me thikë, 17-vjeçari tregon si goditi të atin: Po bërtiste e më thërriste për ndihmë pasi pa Lorencon..

by editor

Tronditëse janë detajet e vrasjes së kryer nga 17-vjeçari Riccardo në Italinë, i cili goditi për vdekje vëllain dhe prindërit e tij pak ditë më parë.

Sipas mediave italiane, 17-vjeçari ka vrarë fillimisht vëllanë e tij 12-vjeçar teksa flinte. Kur prindërit e tij u zgjuan nga ulërimat e fëmijës, Ricardo i goditi me thikë edhe ata.

Advertisements

Siç u zbulua pas dëshminë së 17-vjeçarit, babai i tij, Fabio Ciaroni, nuk e kuptoi se ishte 17-vjeçari ai që kishte vrarë 12-vjeçarin dhe për këtë arsye ka thirrur Rikardon për ndihmë.

“E godita me thikë babanë tim ndërsa ai po bërtiste e më thërriste për ndihmë”, ka rrëfyer ai.

Advertisements

Adoleshenti u tha oficerëve që e arrestuan se “nuk ka asnjë arsye të vërtetë pse i vrava. Ndihesha si një trup i huaj në familjen time. U ndjeva i shtypur. Mendova se duke i vrarë do ta liroja veten”, për të shtuar më pas gjatë rrëfimit të tij se “një minutë më vonë e kuptova se nuk do të lirohesha duke i vrarë”.

Megjithatë, fillimisht 17-vjeçari nuk tha të vërtetën për vrasjen tragjike, pasi pretendoi fillimisht se ishte babai i tij që vrau nënën e tij, 49-vjeçare dhe vëllain e tij 12-vjeçar.

Advertisements

Siç pretendoi ai, përpara se të rrëfente përfundimisht pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai kishte gjetur të atin të ulur në një karrige në dhomën e vëllait të tij me thikën pranë dhe trupin e pajetë të gruas së tij, duke shtuar se më pas kishte marrë një thikë dhe e vrau.

Mirëpo, mungesa e shenjave të sherrit në trupin e 17-vjeçarit ka shqetësuar policinë, e cila pas orësh ka arritur ta ‘zbërthej’ dhe ta bëjë të rrëfehet.

Corriere raporton se 17-vjeçari u ngrit nga shtrati për të kryer vrasjet pasi ishte siguruar që prindërit ishin në gjumë. Ai ka zbritur shkallët nga dhoma e tij dhe ka marrë një thikë nga kuzhina, me një teh më të gjatë se njëzet centimetra, dhe ka goditur të vëllain që flinte në të njëjtën dhomë me të.

“E godita Lorencon të pari sepse ai ishte më afër meje. Nuk kishte asnjë arsye specifike”, tha ai në rrëfimin e tij, duke iu referuar vëllait të tij.

Ekzaminimi i parë nga mjeku mjekësor i kryer në trupat e viktimave dhe gjetjet mjeko-ligjore brenda shtëpisë, nxorën në pah se numri më i madh i plagëve me thikë, flitet për dhjetëra, i janë shkaktuar 12-vjeçarit, i cili në kohën e sulmit ishte në shtratin e tij.

Nëna dhe babai u gjetën në tokë, të veshur edhe me rroba nate. Ndaj ka mundësi që prindërit, të tërhequr nga britmat e djalit të tyre të vogël, ndoshta të kenë hyrë në dhomë në dy momente të ndryshme.

You may also like