Zjarri masiv në Elbasan, reagon policia: Çfarë dyshohet

by editor

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet brenda perimetrit ku operon kompania Kurum në Elbasan.

Policia e Elbasanit përmes një komunikate për mediat bën me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e fabrikës së plastmasit.

Advertisements

Sipas policisë, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset ndodhen në venengjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve masive, ndërkohë që sipas uniformave blu zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like