Atentati në lokal në Tiranë, Metushi: Jam i papunë, dola për kafe kur u plagosa!

by editor

“Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin”, kjo është dëshmia e Ronaldo Metushit, që mbeti i plagosur në një lokal në “Don Bosko”, së bashku me 45-vjeçarin Kastriot Elezi.

Advertisements

Ronaldo është shprehur se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Advertisements

“Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar”.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

You may also like